KPK-ja e Prokurori i Shtetit përmbushin planin, sekuestrohen 2 milionë euro

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 11:33 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “FOL” ka publikuar raportin “Realizimi i Planit të Punës së KPK-së dhe PSh-së për vitin 2020”, raporton Ekonomia Online.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoresh e “FOL”, tha se në fokus kanë monitorimin e punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, si institucionet më të rëndësishme të drejtësisë.

Albana Hasani, Hulumtuese në “Fol” ka paraqitur të dhënat e raportit, duke shtuar se të dy institucionet kanë arritur që të përmbushin pothuajse të gjithë planin e punës, 81% KPK-ja dhe nga 32 aktivitet 31 aktivitete i ka realizuar Prokurori i Shtetit.

“Sipas përgjigjeve nga KPK-ja, Këshilli kishte arritur të përmbushë 143 prej aktiviteteve. 81% kishte arritur të realizonte Këshilli Prokurorial”.

“Plani i punës së prokurorit përshkruante avancimin e punës së prokurorit të shtetit, forcimin e luftës së korrupsionit si dhe forcimin e paanshmërisë së punës së prokurorëve. Nga 32 aktivitete sa ishin paraparë të realizohen Prokurori kishte arritur të realizonte 31 prej tyre”.

Jetish Maloku, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se kanë arritur që të përmbushin planin e punës në përpikëri, duke shtuar se pandemia ka prolonguar disa prej aktiviteteve.

“Ne kemi parasysh rrethanat në vitin 2020 për fat të keq pandemia ka qenë guri më i rëndë në Këshill, ka ndikuar negativisht në punën tonë. Nuk ka dilemë se një staf të përgjysmuar ka ndikuar në azhurnimin e aktiviteteve tona me planin e punës për vitin 2020”.

“Unë jam i lumtur që e shoh këtë shifër 81% mirëpo gjatë vlerësimit ka aktivitete që nuk janë kryer ka qenë keqkuptim sepse janë kryer. Këto të gjetura do t’i marrim seriozisht dhe do të futen raport ku ka vend do t’i përmënojmë”.

Bahri Hyseni nga Prokurori i Shtetit, tha se raportin i “Fol”, është real dhe do të ndikojnë në avancimin e punës së tyre.

Ai më pas tha se edhe përkundër që kanë punuar me staf të përgjysmuar për shkak të pandemisë, kanë arritur që të sekuestrohen 2 milionë euro, të shënjëstrohen 9 raste për korrupsion e të ngritet 10 aktakuza, raporton EO.

“Viti 2020 është i veçantë dhe do të kisha dëshirë që të gjitha aktivitet të realizohen, por kemi pasur probleme. Avancimi i llogaridhënies vazhdon gjatë gjithë kohës”.

“Te prokurori nuk ka parashkrime, 50 mijë lëndë janë përfunduar. Edhe pse me staf të reduktuar kemi arritur 113% për të kryer më tepër lëndë se që na kanë ardhur. Forcimi i luftës kundër korrupsionit, 20 milion euro janë sekuestruara, por problem e kemi konfiskimin. Vetëm këtë muaj 2 milionë euro ka sekuestruar Prokuroria”.

“Gjatë vitit i kemi shenjëstruar 9 raste dhe janë ngritur 10 aktakuza. 7 raste janë për korrupsion që kemi fituar. Edhe sa i përket masave disiplinore kemi pasur edhe shkarkime. Nuk  jemi bash keq për sundimi e rendit dhe ligjit sepse jemi të dytë në rajon”.

Të ngjashme