Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për hartimin e akteve nënligjore bazuar në ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.
Kryesues i këtij grupi është zgjedhur, Arben Ismajli ndërsa anëtar janë zgjedhur: Sevdije Morina, Jetish Maloku, Agim Kurmehaj dhe Zef Ndrecaj, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se sistemi i disiplinimit duhet të avansohet. Nga anëtarët u tha se disiplinimi i prokurorëve është përgjegjësi e prokurorëve të shtetit dhe Këshillit, si për klasifikimin e dokumenteve ashtu edhe për strategjinë për komunikim me publikun dhe media.
Valon Jupa, Drejtor i Njësitit për Shqyrtimin e Përformances së Prokurorisë, tha se ky do të jetë angazhim shtesë për njësitin që udhëheqë ai.
“Për njësitin është një angazhim shtesë,pasiqë në fazën e parë i kemi dy sisteme. Kemi regjistrimin e lëndëve në sistemin elektronik dhe simbas sistemit manual që e kemi përmes regjistrave fizik. Do të jetë një fokus i njësitit në monitorimin e saktësisë së këtyre të dhënave “, ka thënë Jupa, raporton EO.
Në këtë mbledhje u kërkua që të rriten kapacitetet e prokurorëve.
E, për këtë pati përgjigje kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ai tha se do ta marrin parasysh kërkesën për të shiquar mundësitë për një memorandum me Akademinë e Drejtësisë, me qëllim që prokurorët të trajnohen me ndryshimet e legjislacionit të ri .
“Vitin që e lamë pas ka pasur ndryshime substanciale të kodeve përmbajtjesore por edhe të ligjeve tjera që kanë të bëjnë më sistemin prokurorial dhe sistemin gjithëpërfshirës në Kosovë. Këtu u përmend që duhet të rrihet kapacitetet e prokurorëve. Duhet të shikojmë edhe një memorandum me Akademinë e Drejtësisë me qëllim që prokurorët të trajnohen me ndryshimet e legjislacionin e ri , me ligjin për përgjegjësi disiplinore të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Këshilli Prokurorial i Kosovës në këtë mbledhje ka miratuar Planin e Punës për vitin 2019-të.