Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shtyrë sërish hapjen e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Edhe rreth dy muaj kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka do të pensionohet.
Kryesuesi Bahri Hyseni shtyrjen e hapjes se këtij konkursi e ka lidhur me faktin që KPK është pajtuar të nxjerrë rregullore të re për zgjedhjen e kryeprokurorit.
“Meqenëse tanimë kemi situatë pak më ndryshe sepse sapo u dakorduam që të hymë ndryshime të rregullores, unë kisha kërkuar nga anëtarët ta shtyjmë për një kohë konkursin publik për kryeprokuror. Mos të aprovoj shpalljen publike për kryeprokuror të Themelores për faktin se të presim ndryshimet e rregullores”.
Edhe në mbledhjen e para dy jave ishte shtyrë hapja e konkursit për këtë pozitë.
Gjatë mbledhjes ishte parashikuar që të zgjidhet kryeprokurori i Prokurorisë Speciale. Pasi u vendos për votim mediet u nxorën jashtë.
Më pas u tha se përmes komunikatës do të njoftohen se pse nuk u votua për përzgjedhjen e tij. Kandidatë për kryeprokuror special janë Haki Gecaj e Blerim Isufaj.
Në fillim Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se nuk mund të bëhen ndryshime gjatë procesit të përzgjedhjes së kryeprokuroit, ngase kandidatët kanë pasur kritika për procesin e përzgjedhjes.
“Duke parë parasysh që në veç kemi filluar me procesin e emërimit të prokurorit të Prokurorisë Speciale nuk është e arsyeshme që gjatë procesit të bëhen ndryshime për emërimin e këtyre kandidatët që kanë aplikuar kanë shkuar në bazë të rregullores”.
“Kandidatët kanë pranuar rregullat që janë parë në dispozita. Kemi vendim të Gjykatë Kushtetuese që i është referuar. Edhe partnerët ndërkombëtar e mbështesin programin që mos të këtë ndryshime”.
Haxhi Dërguti, anëtarë i komisionit për vlerësimin e kandidatëve për kryeprokuror të Speciales, tha se i gjothë procesi ka qenë shumë transparent, raporton EO.
“Ne kemi pas dy detyra me e përmirësuar raportin dhe me i informuar kandidatet. Këshillit i kemi dërguar raportin. Nuk kam çka të shto,j por për çdo kandidatë kemi përshkruar dhe kemi qenë mjaftë transparentë”.
“Ne kemi propozuar dhe kemi dërguar në Këshill. Kandidatët kanë bërë kundërshtim ndaj procesit”.
Në këtë mbledhje Këshilli u njoftua me raportin e Grupit Punues për ngarkesën me lëndë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës si dhe analiza me numrin e nevojshëm për prokurorë në prokuroritë e vendit.
Drejtori i njësisë së performancës, Valon Jupa tregoi analizën e nevojshme për prokurorë nëpër prokuroritë e Kosovës.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngarkesë me lëndë, prokurorët kanë pranuar dyfishin e lëndëve. Përkundër numrit të lart Prokuroria e Apelit ka arrit me zgjidh të gjitha rastet. Në PSRK janë 15prokuror Prokurorisë Speciale nuk i mjaftojnë më i kryer të gjitha këto lëndë”.
“Në Mitrovicë ka ngarkesë me lëndë në departamentin e krimeve të rënda. Pejë nuk ka nevojë për numër të prokurorëve. Prizren nuk ka nevojë për prokurorë shtesë. Gjakovë numri i aktual i prokurorëve është i mjaftueshëm për të zgjidhur lëndët. Ferizaj s’ka nevojë, Gjilani nuk ka nevojë”.
Kryesuesi i KPK-së Bahri Hyseni, tha se në Mitrovicë ka nevojë për dy prokurorë shtesë, raporton EO.
“Në Mitrovicë nëse e marrim normën që e kanë kryer vetëm vitin e kaluar mbi 400 lëndë po e shihni që vitin që vjen e presin më 2000 lëndë më pak. Me i dërguar në Mitrovicë për një kohë të caktuar, por duhet të këtë parasysh edhe ku i merr ata prokurorë”.
“Sipas ngarkesës mundemi me marrë Gjilanin. Në Prishtinë e kemi situatën mirë vetëm duhet angazhim dhe 60 prokurorë nëse do të vepronin si Peja e Prizreni lëndë për këtë vit nuk mbesin. Prokuroritë e tjera pajtohem që nuk kanë nevojë”.
“Mitrovica ka nevojë për dy prokuror por mbetet me diskutuar dhe me biseduar. Nuk lëmë keq po asnjëherë me e dëmtuar një prokurori përkatëse”.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, tha se asnjë prokurorë nuk mund të transferohet pa pëlqimin e tij.
“Më shumë ka lëndë të pakryera Mitrovica se Prishtina. Se e dini në çfarë kushte të vështira kanë punuar. Nuk është punuar sa duhet dhe ato lënë kanë qëndruar në polici”.
“Nuk mund të transferohet asnjë prokuror pa pëlqimin e tij, duhet me gjet prokuror që janë të gatshëm nëse jo e kemi mundësin e delegimit”.