Ballafaqimi i parë i kandidatëve për kryeministër vendi, i paraparë të mbahej të premten në Klan Kosova, është anuluar.
Ky debat u anulua për shkak të një njoftimi të Komisionit të Pavarur për Media në të cilën ky ballafaqim cilësohej i jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore.
Më pas një nga koalicionet e subjekteve partiake në vend duke iu referuar këtij njoftimi, ka kërkuar që të mos jetë pjesë e debatit të madh, sqaron ky televizion.
Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti kishin konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen në debatin me Baton Haxhiun, që do të fillonte të premten në ora 21.