Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka prezantuar “Raportin e monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019, raporton EkonomiaOnline.
Kryeshefi Ekzekutiv i KPM-së, Luan Latifi tha se kanë gjetur shkelje dhe se vendimet bëhen publike ditëve në vazhdon.
“Do të prezantohet për raportimin e zgjedhjeve nga mediet. Ne si zyre kemi gjetur disa shkelje për të cilat sot komisioni ka marrë dhe vendim dhe ato do të bëhen publike pas vendimet”, tha ai.
Megjithatë ai tha se kanë monitoruar 17 medie, kryesisht televizione, e për të cilat tha se kanë gjetur shkelje gjatë debateve politike, tubimeve zgjedhore, por edhe spoteve publicitare.
“KPM ka monitoruar 17 mediet dhe fokusi ka qenë të televizionet sepse ato kanë më shumë ndikim. Mjetet që i kemi gjetur janë gjuha e folur, përdorimi i fëmijëve në spote politike, vendosja e produkteve në debate. Si KPM kemi marr masa edhe para fushatës me mbështetje të OSB-së. Ne si KPM jemi të kënaqur, por shkeljet që i kemi gjet janë këto. Organi vendimmarrës ka marr masa dhe mediet të cilat kanë shkel janë RTK, KTV, Dukagjini, RTV21, PULS, Klan Kosova, Rrokum TV7, Graçanica. Gjobat do të jenë në dispozicion sapo të nënshkruhet nga kryetari i KPM-së. Monitorimi është bërë prej orës 16-24 me theks të veçantë në intervista dhe debate”, tha ai.