Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura është kundërshtuar nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i bordit të KPMM-së, Musa Shabani, tha se hartuesit e këtij projektligji nuk kanë idenë për këtë komision.
“Me këtë projektligj shërbimi gjeologjik për Miniera me të cilët ndryshon llogaridhënia. KPMM menaxhohet nga 5 anëtare të cilët caktimi i tyre bëhet me procedura dhe kritere mjaft të vështira me këtë projektligj kjo do të shkrihet. Parlamenti e ka të miratuar strategjinë e mineraleve dhe ky tentim shkel funksionimin e duhur. Hartuesit e këtij projektligji shihet që nuk kanë ide dhe dije për KPMM dhe minierat. KPMM pas luftës në Kosovë ka funksionuar si shtyllë e 4 e publikut dhe nxjerr një rregullore për çështjen e licencave për operatorët”, tha Shabani.
Ai shtoi se ky projektligj është shkelje e standardeve evropiane dhe nuk është në përputhje me pavarësinë e vendimmarrjes.
“Ky projektligj është shkelje e standardeve evropiane dhe shkrirje të këtij sektori që zhvillon ekonominë. Nga të gjitha analizat kemi ardhur në përfundim ky projektligj nuk është ne përputhje me ligjin 06/113, pavarësinë e vendim marrje, funksionimin e duhur dhe dihet që ata që e kane hartuar këtë projektligj nuk janë në dijeni për këto çështje prandaj bëjmë thirrje për ndalimin e kësaj iniciative”, shtoi Shabani.
Se ky projektligj cenon pavarësinë e KPMM-jë, e thotë edhe drejtori i këtij komisioni, Ramiz Krasniqi.
“Ne si KPMM e kemi kundërshtuar projektligji se KPMM duhet të jetë i Pavarur”, u shpreh Krasniqi.
Ndryshimet janë të mirëseardhura por duhet të diskutohen më të gjithë akterët, e thotë drejtorit i departamentit të minierave, Skender Sallahu.
“Ne nuk jemi kundër ndryshimeve, por jemi që ndryshimet të bëhen me diskutimin e të gjithëve dhe KPMM-ja të funksionoi ashtu siç duhet”, pohoi Sallahu.