Sot do të mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkaq në rend të ditës janë pesë pika për diskutim. Ndërkaq në mesin e tyre është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për gjobitjen e partisë Nisma Socialdemokrate.
Në njoftimin e KQZ-së bëhet e ditur se mbledhja do të fillojë në orën 11:00.
Në mbledhjen e sotme do të shqyrtohet rekomandimi për caktimin e shpenzimeve të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.
Nisma nuk e ka informuar KQZ-në për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Për këtë shkak, kjo parti do të pezullohet dhe do t’i shqiptohet gjobë mandatorë 350 euro.
Kjo parti obligohet që brenda afatit 5-ditor të dërgojë në KQZ kopjet e Kuvendit zgjedhor dhe formularin gjegjës, si dhe ta paguajë gjobën e shqiptuar, në të kundërtën, nuk do të marrë asnjë financim publik dhe nuk do të certidikohet nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje.