KQZ-ja e Kosovës dhe e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Prishtinë | 27 Sht 2024 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

KQZ-ja përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë she se kjo Marrëveshje Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, siç thuhet aty, në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

“Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëri-tjetrin me logjistikë zgjedhore si dhe për të ndërmarrë aktivitete të ndryshme, siç janë: Organizimi i punëtorive të përbashkëta; shkëmbimin e informacionit për praktikat dhe strategjitë e ndjekura në edukimin e votuesve; shkëmbimin e informacionit lidhur me teknologjitë inovative të aplikuara me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore dhe të”.

“Gjithashtu, të dy KQZ-të do të vazhdojnë të mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre”, thuhet tutje në deklaratë.

Të ngjashme