Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur Lëvizjen për Drejtësi dhe Pogret Za Gora me mbi 2 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Valmira Selmani, ushtruese e detyrës së drejtoreshës ekzekutive për Regjistrim të Partive dhe Certifikim, ka rekomanduar që Lëvizja për Drejtësi të gjobitet me 1 000 euro, kurse Pogret Za Gora me 1 003 eur.
“Partia Lëvizja për Drejtësi e ka dërguar raportin me vonesë prandaj i rekomandohet komisionit t’i shqiptohet gjobë me 1000 euro e 90 centë”.
“Ndërsa partia Pokret Za Gora e ka vonuar për dhjetë ditë, prandaj ka gjobë me 1003 euro. Këto dy parti e kanë dorëzuar raportin me vonesë”.
Florian Dushi anëtar i KQZ-së, tha se këto subjektet politike për shkak se janë të vogla nuk kanë financa të mjaftueshëm.
“Është tepruar me shumën. I dimë subjektet politike që nuk marrin financim nga shteti së paku një kategorizim duhet me u bë sepse janë dy subjekte politike të vogla dhe gjobat janë tejet të larta për një raport që e kanë vonuar”.
Ndërkaq në emër të Këshillit për Çështje Ligjore, Dushi ka rekomanduar edhe çregjistrimin Srpska Narodna Partia Kosova.
“Çregjistrimin i një subjekti politik, partia SNPK. Ky subjekt ka marrë vendim për shuarjen e partisë dhe e ka njoftuar Zyrën për Çregjistrim dhe ka konstatuar se ka dy gjoba të papaguara në KQZ”.
KQZ-ja ndërkaq ka votuar për Besnik Buzhalën në pozitën e Zëvendës Kryeshef Ekzekutiv i SKQZ-së, kurse Yll Bulashkaj në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të ZRPP-së, raporton EO.
Afati i ankesave për këto pozita fillon nga sot dhe zgjatë 30 ditë.