Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) e njeh për kryetar të Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin. Mirëpo të gjitha vendimet e marra nga ai, pas 31 janarit 2016, i konsideron të pavlefshme dhe në kundërshtim me statutin e kësaj partie.
Ekonomia Online ka siguruar vendimin e plotë të KQZ-së, përkitazi me ecurinë e mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm të mbajtur nga një pjesë e anëtarësisë së Partisë së Drejtësisë, më 28 shtator të vitit 2016.
KQZ-ja ka konstatuar se pas mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor më datë 07.06.2015, cilido grup që ka mbajt kuvend apo ka nxjerr vendim për ndryshime, janë jo valide, sepse janë në kundërshtim me statutin e Partisë së Drejtësisë.
Sipas këtij vendimi del se të gjitha shkarkimet dhe emërimet e bëra nga kryetari Ferid Agani janë të pavlefshme.
Agani pas mbajtjes së kuvendit të jashtëzakonshëm pat shkarkuar sekretarin e përgjithshëm, Fidan Mustafën, nënkryetarin Jeton Svirca, anëtarë tjerë të kryesisë që kanë marrë pjesë në atë kuvend.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe, Agani pat shkarkuar “degët problematike” dhe në të njëjtën kohë ka themeluar degë me njerëz “të dëgjueshëm”.
Ky është vendimi i plotë i KQZ-së i nxjerr më 21 shkurt 2017: