Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.
KQZ-ja ka miratuar ndryshimin e vendimit për miratimin e sloganit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019, raporton Ekonomia Online.
Pas diskutimeve të anëtarëve të KQZ-së, Këshilli Mbikëqyrës për Informim Publik ka shqyrtuar ndryshimin e sloganit “të luftojmë për të ardhmen tonë” për shkak të ndryshimeve të njëjta me një subjekt tjetër politik.
KQZ-ja ka ndryshuar sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit në “Trego Fuqinë Tënde – Voto”.
Anëtari i KQZ-së, Sami Hamiti, tha se duhet të jemi të gjithë pro këtij ndryshimi.
“Kjo ka ndodhë pa dashje, nuk duhet të mbetet asesi sepse koincidenca është e drejtpërdrejt. Prandaj konsideroj se duhet të jemi të gjithë pro këtij ndryshimi”, tha ai.
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, tha se kërkon garanci nga Këshilli që mos të jetë përsëri slogani i njëjtë me ndonjë parti tjetër.
“Nuk duhet me mbetë, por vetëm kërkoj garanci se a mos mund të jetë prapë i njëjtë me ndonjë subjekt tjetër”, tha Gashi, raporton EO.
Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, Adnan Rrustemi, kërkoj nga anëtarët që mos ti sjellin gjërat e partive në KQZ.
“Nuk duhet që gjërat e partive politike me i sjell në KQZ. Ky ndryshim do të bëhet”, tha ai.