Truri juaj nuk i pëlqen ndryshimet

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 21:40 | Nga Ekonomia Online

Ndryshimi është gjithmonë i sikletshëm në fillim, por bëhet më i lehtë duke ushtruar.

Merrni një moment dhe kryqëzoni krahët. Tani, kryqëzoni ata në drejtimin e kundërt. Cila mënyrë ishte më e sikletshme?

Nëse menduat se kryqëzimi i tyre herën e dytë kërkon më shumë mendime, keni pasur të drejtë. Në fakt, kur i keni kryqëzuar ato herën e parë, sinjali erdhi nga një vend ndryshe në trurin tuaj në krahasim me herën e parë.

Shprehitë janë zgjedhjet të cilat i bëjmë me paramendim të cilat në një pikë bëhen automatike. Ato përbëjnë 45 përqind të atyre të cilat i bëjmë çdo ditë. Truri juaj është përtac. Nuk e di dallimin në mes të shprehive të mira dhe të këqija. Merr gjithçka që e mendoni, thoni ose bëni vazhdimisht dhe shndërrohet në një shprehi që të mos mundohet shumë.

Kur kryqëzuat krahët herën e parë, sistemi juaj limbik (vendi i cili ruan kujtimet dhe shprehitë tuaja) shtyri veprimin tuaj. Herën e dytë kur kryqëzuat krahët, mesazhi erdhi nga lëvozhga paraballore, pjesa e trurit përgjegjëse për nivel më të lartë të mendimeve dhe planifikimeve. Çdo mendim ose sjellje e re fillon në lëvozhgën paraballore dhe në fund bëhet shprehi nëse e përdorim mjaftueshëm.

Shumica e njerëzve u rezistojnë ndryshimeve sepse kërcënojnë modelin e shprehive të tyre natyrore. Varësisht se a është një rol i ri, një shef i ri, një makinë e re, një dietë e re apo një rutinë e re, truri juaj duhet të punojë gjatë kohës për t’u përshtatur me ndryshimin. Fatkeqësisht, është sikur thënia e vjetër, ‘’Nëse bëni atë që keni bërë gjithmonë, do të merrni ato që gjithmonë i keni marrë’’.

Tejkalimi i ndryshimit, personalisht dhe profesionalisht, ju kërkon të formoni shprehi të reja, dhe kjo kërkon pa rehati. Sa më të rrënjosur që jeni në mënyrën e vjetër të bërit të gjërave, aq më gjatë do të marrë për formimin e shprehive të reja. Lajmet e mira janë se ju qëllimisht mund të trajnoni veten që të mendoni dhe të silleni në mënyra të reja. Sa më shumë që e bëni këtë, aq më i lehtë bëhet formimi i shprehive të reja.

Herën tjetër kur të provoni të bëni ndryshime, mbani këto mendime në mendje.

Nuk mund të kundërshtoni ndjenjat me logjikë

Kur ne kalojmë nëpër ndryshime, shpesh ndjejmë ankthin dhe frikën e të panjohurës. Të tjerët mund të na thonë se ndryshimi logjikisht ka kuptim. Fatkeqësisht, kjo bën shumë pak për të lehtësuar parehatinë e lidhur me të. Jepni vetes kohë që të procesoni çfarëdo ndjenja që ndjeni. Bëhuni kuriozë se pse ndiheni në ankth ose të frikësuar. Mos gjykoni ndjenjat tuaja, vetëm vëzhgoni ato. Ky është hapi i parë i pranimit të ndryshimeve.

Identifikoni se çfarë ka aty për ju

Edhe kur e dimë se një ndryshim është për të mirën tonë, është e lehtë t’i rezistojmë, duke preferuar shprehitë tona të vjetra dhe të rehatshme. Merrni kohë që të identifikoni se çfarë ka aty për ju. Ky është motivuesi juaj dhe do ju ndihmojë të lehtësoheni nga parehatia. Nëse nuk mund të identifikoni një përfitim pozitiv, pyesni se çfarë humbje ose rezultate negative po provoni t’i shmangni.

Identifikoni pengesat dhe në mënyrë proaktive menaxhoni ato

Le të themi se qëllimi juaj është të bëheni më të shëndetshëm. Kjo do të thotë të ushtroni më shumë, të hani më mirë ose të flini mjaftueshëm. Edhe pse e dimë se këto janë të mira për ne, pengesat e kohës, paratë, përtesa ose jeta ju dalin në rrugë. Po provoni të hani më mirë? Planifikoni shujtat tuaja që të keni mundësi të ushqimit të shëndetshëm kudo që të jeni. Jeni shumë të lodhur që të shkoni në palestër pas punës? Flini me rrobat tuaja të palestrës dhe zgjohuni 30 minuta më herët që të dilni të ecni. Jeni shumë të lodhur? Mos u brengosni, ushtrimet do ju ndihmojnë të flini më mirë.

Rrethojeni veten me njerëzit e duhur

Ne të gjithë kemi shpenzues të energjisë në jetët tona. Këta njerëz janë përplot dramë dhe stres. Ata janë toksikë dhe i bëjnë ndryshimet shumë të vështira. Identifikoni njerëzit në jetën tuaj të cilët shpenzojnë energjinë tuaj dhe distancojeni veten nga ata. Anasjelltas, identifikoni ata të cilët ju mbështesin dhe kaloni më shumë kohë me ta.

Mbajeni qëllimin e madh në mendje

Kur ne i qasemi një ndryshimi, mund të duket e frikshme. Kur ne kalojmë në anën tjetër, është e lehtë të shikoni prapa me perspektivë dhe ta quani rritje. Mbajeni këtë në mendje përderisa përplaseni me fatkeqësitë, sfidat dhe ndryshimet në jetën tuaj. Deri më tani, ju keni bërë çdo ndryshim i cili ka dalë në rrugën tuaj. Kjo është një gjë e mirë.

Mbani në mend, nëse dëshironi të silleni ndryshe, duhet të mendoni ndryshe. Ne mund të ritrajnomë trurin tonë dhe të formojmë shprehi të reja. Vetëm keni nevojë për guxim dhe gatishmëri që të dilni nga zona e rehatisë. Ndryshimet mund të jenë të frikshme, por nëse kaloni pak kohë duke menaxhuar procesin, e përgatitni veten për sukses. (Anne Grady./Entrepreneur)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme