KQZ-ja nuk e trajton përzgjedhjen e dy kryetarëve të Guxos

Prishtinë | 19 Tet 2022 | 14:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nuk e ka trajtuar çështjen për ligjshmërinë e zgjedhjes së dy kryetarëve të Listës Guxo, ndonëse ditë më parë Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, ka konstatuar një varg shkeljesh në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Publikimi i këtij rekomandimi, nuk u mirëprit nga anëtarët e KQZ-ja, teksa anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, tha se raportet e tilla ndonëse janë pa vlerë, fillimisht duhet të njoftohet KQZ-ja.

“Raportet mos me qenë të njëjta dhe nuk është mirë që fillimisht t’u ndahen medieve e më pastaj të publikohen në ueb faqen e KQZ”, tha Rama.

Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, KQZ-ja ka trajtuar edhe çështjen për zëvendësimin e një asambleisti të Kuvendit Komunal në Podujevë.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kqz-deklarohet-pas-mospranimit-te-dy-kryetareve-te-listes-guxo-do-te-marrim-vendim-meritor/

Të ngjashme