KQZ-ja refuzon 800 aplikime të dyshimta nga Mali i Zi, anëtarët ftojnë Prokurorinë të merret me rastin

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që të refuzojë 800 aplikime të dyshimta të pranuara nga Mali i Zi për tu regjistruar si votues jashtë vendit, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i KQZ-së, nga PDK-ja Arianti Elshani ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar rreth 800 aplikacione që për KQZ-në janë të dyshimta.

Sipas tij, ato nuk janë kredibile dhe janë një tendencë për manipulim e zgjedhjeve.

Florian Dushi, nga LDK-ja ka kërkuar që përveç referimit të çështjeve të vihen kontakte edhe me organet e drejtësisë.

“Të njoftohet Prokuroria” ka thënë ai.

Përderisa Burim Ahmetaj nga Sekretariati i KQZ-së ka njoftuar se po vazhdon periudha për aplikim për ndërrimin e qendrave të votimit ku online kanë aplikuar gjithsej 2 670 persona.

“Jemi në periudhën e ndërrimit të qendrave të votimit. 2 670 kërkesa kemi pasur deri më tani online për ndërrim të qendrës së votimit. Ndërsa sot mbyllet periudhe e aplikimit për votues nga jashtë Kosovës. 10 mijë e 638 aplikime kanë ardhur përmes e-mailit”, u shpreh ai.

Ylli Buleshkaj ka thënë se numri i atyre që kanë aplikuar për certifikimi mund të jetë i përkohshëm pasi që mund të ketë të atillë që tërhiqen nga gara, raporton EO.

“Jemi në shqyrtim të aplikacioneve të pranuara. Ju kemi dërguar kërkesa për plotësim të dokumentacioneve”, tha ai.

Kurse Dushi ka thënë se është mirë që subjekteve politike t’u jepet më shumë se dy ditë afat për plotësimin e kërkesave.

Të ngjashme