Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës të mbajtur, ka marr vendim që votat që vijnë nga diaspora të jenë nën përcjelljen e policisë, pasi dyshohet për keqpërdorim, pas qarkullimit të videos në rrjetet sociale, raporton EkonomiaOnline.
Poashtu u certifikuan edhe 2799 vëzhgues nga OJQ-të dhe mediat.
“Sot rekomandojmë certifikimin e 2799 vëzhguesve, akreditimin e OJQ-ve vendore nga kontakt plus radio, 10 nga telegrafi. Lista serbe 22 vëzhgues, me këtë janë 382 vëzhgues të akredituar Afati për akreditim është deri këtë të premte, ora 18:00”, tha Yll Byleshkaj, drejtor ekzekutiv i zyrës për regjistrim të Partive Politike dhe certifikim.
Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, tha se kanë shyrtuar edhe disa kërkesa të partive politike për zëvendësimin e anëtarëve.
“Këshilli E ka shqyrtuar kërkesën e PDK- për zëvendësimin anëtarit në komunën e Vitisë e Hazir Mala. Në Ferizaj, Nisma ka kërkuar zëvendësim. Këshilli rekomandon që Arlind Berisha të emërohet anëtar në këtë komunë. Çdo material i ndjeshëm të bëhet në përcjellje të policisë të votave të diasporës, tha ai.
Edhe anëtari nga radhët e PDK-së, Ilir Gashi kërkoi që i gjithë materiali nga diaspora të jetë nën vëzhgimin e policisë.
“Sekretariati duhet ta ketë të qartë që asnjë dërgesë nuk mund të arrihet pa përcjelljen e policisë dhe vëzhguesve të partive, për shkak të një video të publikuar. Ky institucion do të pranoj fletëvotime që janë në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi”, tha ai
Ky rekomandim u aprovua nga anëtarët e KQZ-së.
Sami Hamiti, anëtar i LDK-së, kërkoi që përfaqësim të njëjtë në të gjitha komunat.
“Ne dje kemi mbajt mbledhje dhe jemi mundu që ta bëjmë përfaqësim në të gjitha komunat, si në zgjedhjet e 2017. Dje jam dakordua për komunat një nga një, nuk janë ato të cilat ne i kemi votuar këtu”, tha ai
Për këtë pik të rendit të ditës, u mor vendimi të mbahet një mbledhje tjetër.