KQZ konfirmon se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për votimin e ish-ushtarëve të UÇK-së

| 16 Jan 2025 | 19:43 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për Ekonomia Online e ka konfirmuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara në Hagë për organizimin e votimit të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, njoftoi se procesi i votimit do të zhvillohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

“Mund t’iu konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për shtetasit e Kosovës të cilët ndodhën në Hagë. Procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së”, tha Elezi.

Të ngjashme