KQZ po mbledh të dhënat, ka probleme teknike në platformë

Prishtinë | 09 Shk 2025 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka konfirmuar për Ekonomia Online se po mbledhin të dhënat nga numërimi i fletëvotimeve nga vendvotimet.

Ai theksoi se janë evidentuar probleme teknike në platformë, ndërsa shtoi se të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe se pas përfundimit do të publikohen nga KQZ.

“Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem. Të gjitha ekipet e KQZ-së janë duke punuar në terren dhe duke dërguar të dhënat të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë. KQZ falënderon mirëkuptim të gjithë qytetarët dhe mediat”, tha Elezi.

Të ngjashme