Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar orarin e konferencave që do të mbahen gjatë ditës së zgjedhjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, më 9 nëntor 2025.
Sipas KQZ-së, qëllimi i këtyre konferencave është informimi i opinionit publik për ecurinë e procesit të votimit dhe prezantimi i statistikave të pjesëmarrjes së votuesve gjatë ditës.
Në Ditën e Zgjedhjeve, KQZ do të mbajë pesë konferenca të rregullta, në këto orare:
- 08:00 – Konferenca e parë: KQZ njofton për fillimin e procesit të votimit.
- 11:30 – Konferenca e dytë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 11:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor.
- 15:30 – Konferenca e tretë: KQZ njofton për pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 dhe për ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë.
- 19:30 – Konferenca e katërt: KQZ njofton për përfundimin e procesit të votimit, ecurinë e përgjithshme të tij, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe fillimin e numërimit të fletëvotimeve.
- Për kohën e konferencës së pestë, ku do të publikohen rezultatet e përmbledhura preliminare të kandidatëve për kryetarë komunash, KQZ-ja ka bërë të ditur se do të njoftojë me kohë.