Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar edhe një parti tjetër politike në vendin tonë, duke e çuar në 52 numrin e partive funksionale aktualisht, raporton Ekonomia Online.
Bëhet fjalë për partinë politike me emrin Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar (PBKDSH).
Sipas KQZ-së, “me datën 26.02.2024, iniciativa politike e quajtur “Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar” me akronim PBKDSH, e cila udhëhiqet nga z. Nikoll Perkaj, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim, duke i bashkangjitur dokumentet e kërkuara sipas Rregullores Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe Funksionimin e Partive Politike, të specifikuara në nenin 2, paragrafët 1 dhe 2. Pas pranimit të aplikacionit për regjistrim të iniciativës politike, Zyra ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, duke filluar nga: Statuti, programi, akti i themelimit, simboli, raporti financiar dhe libreza e nënshkrimeve të përkrahjes së votuesve të regjistruar. Pas pranimit të këtyre dokumenteve, Zyra ka komunikuar me palët, duke i dërguar shkresën që parmban komentet për ndryshim. Iniciativës politike i është dhënë afat prej pesë (5) ditësh për të darguar ndryshimet. Para përfundimit të këtij afati, iniciativa politike ka aplikuar ndryshimet e kërkuara dhe ka dorëzuar materialet në Zyrë.
Më tej sipas KQZ-së “pas verifikimit përfundimtar të të gjitha dokumenteve që kërkohen për regjistrimin e iniciativës politike si parti politike, Zyra ka shpallë par shqyrtim publik, në faqen zyrtare të KQZ, kërkesan e kësaj iniciative politike, nga data 11.03.2024 deri me datën 17.03.2024. Gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë ankesë që ndërlidhet me aplikimin për regjistrim të saj”.