Ka shumë arsye se pse e zgjedhim një bankë në mesin e shumë tjerave. Një indikator jo pak i rëndësishëm janë edhe tarifat për shërbimet që i ofrojnë.
Buletini Ekonomik ka analizuar tarifat që aplikojnë bankat në Kosovë për mirëmbajtjen e llogarisë.
Banka ProCredit aplikon tarifë unike për disa shërbime, ku hynë edhe mirëmbajtje e llogarisë. Në ProCredit, për 23 shërbime si pako, tarifa unike është pesë euro.
Edhe banka NLB aplikon tarifë unike prej 1.50 euro për ‘pakon bazike’ ku hyjnë 13 shërbime, në mesin e të cilave edhe mirëmbajtja e llogarisë.
Te Banka Ekonomike, për mirëmbajtje të llogarisë si e veçantë aplikohet tarifa prej 99 centë.
Raiffeisen aplikon tarifë mujore prej 75 centë për mirëmbajtje të llogarisë, ndërsa nëse merrni shërbimet në pako atëherë fillon nga 1.99 euro.
Banka TEB aplikon tarifë 75 centë si e veçantë, pa pako.
Ndërsa, tarifa mujore që aplikon BKT për mirëmbajtje të llogarisë është 50 centë.