Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali është rritur për 172 të martën, shtatë më pak se që ishte rritur të martën. Por numri i rasteve të reja me koronavirus është rritur dyfish në krahasim me një ditë më parë.
Teksa të martën janë regjistruar 1402 raste të reja me koronavirus, të hënën numri ishte 744, ka bërë të ditur Agjencia për Mbrojtje Civile.
Rritja e rasteve të reja ishte pjesërisht për shkak të vonimit të raportimit në Lombardi, që ka thënë se nuk kishte regjistruar javëve të shkuara 419 raste.
Numri total i vdekjeve në Itali, që nga shpërthimi i COVID-19 në shkurt, është 30911. Italia është vendi i tretë me më së shumti vdekje pas SHBA-së e Britanisë.
Numri i rasteve të konfirmuara në këtë vend është 221 mijë. Më shumë se Italia raste me koronavirus kanë vetëm SHBA-ja, Spanja, Britania e Rusia.
Raste aktive janë 81 mijë. Në Itali janë testuar 1.7 milionë persona.