Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka reaguar kryetarit të Akademisë së Kosovës, Mehmet Krajës, i cili e kishte akuzuar Pacollin për sjelljen e disa njohjeve në mënyrë korruptive, raporton Ekonomia Online.
“Njerëz si ju zotni Kryetar i Akademisë, kanë qenë në anën e gabuar të historisë. Ata mbeten të tillë edhe sot fatkeqsisht. E turpshme!”, ka shkruar Pacolli.