Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki para mediave deklaroi se LVV kërkon prej secilit deputet që të kenë përgjegjësi për ta votuar buxhetin, raporton Ekonomia Online.
Kraki tha se ai ka pasur kontakt me partitë derisa theksoi se beson që në secilën parti ka persona që mendojnë për vendin.
“Për buxhet kërkohet prej secilit deputet që të kenë vetëdije shtetërore e demokratike por edhe përgjegjësi prej secilës votë që e kanë marr dhe ne jemi këtu që me ia mundësu shtetit që me funksionu dhe me votu. Për qeveri pozicionet publike të partive kanë qenë kundër deri tash nuk e di se a ka lëviz diçka. Kemi pas kontakte edhe unë personalisht kam pas kontakte me të gjitha partitë, jam prej atyre që është i bindur që megjithatë në secilën parti ka njerëz që ia dojnë të mirën Kosovës”, tha Kraki.