Nezir Kraki, kandidat për deputet nga Partia GUXO ka folur në lidhje dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se ka ndodhur një keqkuptim i vogël.
Kraki tutje u shpreh se Kosova ka raporte të ngushta dhe intensive me Amerikën.
“Dialogu strategjik, ka ndodhur një keqkuptim i vogël. Janë ato që ndodhin verbalisht dhe gjërat që ndodhin konkretisht. Kosova është në raporte të ngushta, intensive me Amerikën, në fushën kryesore, të cilën e kanë ëndërr shumë shtete të botës. Dialogu strategjik me Kosovën, është pritur një qartësim edhe me veriun, për shembull rikthimi i kryetarëve legjitim të komunitetit serb”, u shpreh ai në Klan Kosova.