Kraki për përplasjen Osmani-Borrell: Edhe evropianët janë nga mishi e gjaku, duhet t’u thuhen disa të vërteta

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Profesori i Shkencave Politike në Paris, Nezir Kraki, ka thënë se përplasja e Presidentes Vjosa Osmani me Shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell nuk ishte diçka skandaloze.

“Ishte mospajtim mbi një koment të Osmanit. Edhe BE-së duhet t’i thuhen disa të vërteta. Edhe evropianët janë nga mishi e gjaku sikur ne”, është shprehur Kraki, njofton Klankosova.tv

“Kosova ishte në një moment politik të padefinuar dhe kaotik dhe ajo mori kohë. Nuk shoh diçka të qëllimshme nga ana e BE-së në pikën e vaksinave”, ka shtuar ai.

Tutje në Info Magazine Kraki ka thënë se Kosova tani përfaqësohet dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare.

“Kosova ka përfaqësim ndryshe duke nisur nga legjitimiteti i përfaqësimit. Përfaqësimi është 100 përqind legjitim dhe legal. E dyta është ajo që kemi një kulturë të re politike, një ministre të jashtme që ka kulturë pune të Gjermanisë dhe kjo i jep Kosovës një fizionomi përfaqësuese që është e mirëpritur nga aleatët”.

“Të gjitha qeveritë e Kosovës kanë qenë legale por legjitimiteti është solid nga njerëzit që zgjedhen më numër të madh votash. Një kryeministër me shtatë përqind të votave nuk ka legjitimitet, ka veç legalitet”.

Të ngjashme