Krasniqi: Aktivistët e VV-së kur po m’shohin në rrugë, po më thonë kemi me ju zhbi prej k’tuhit

Prishtinë | 09 Tet 2019 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ai po merr shumë mesazhe në rrugë nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Krasniqi tutje ka thënë se këta persona janë arsye që atë e shtyejn të merret me politikë.

Postimi i plotë:

Aktivistët e VV-së që rrugës tu ecë, po mdrejtohen me shprehjet “kemi me ju zhbi prej k’tuhit”, “a hala ske ike prej Kosove a?”… janë arsyeja pse kam me vazhdu edhe ma tutje me u marrë me politikë.

Sepse sa herë që në pushtet vjen popullizmi, autokracia e hakmarrja, ka me pasë hapësirë për rezistencë e aktivizëm politik e qytetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme