Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi po merr pjesë në punëtorin e Nivelit të Lartë mbi: “Financimin e Arsimit të Lartë: Zbatimi i Vizionit Strategjik”, të organizuar nga Banka Botërore dhe Ministria e Arsimit të Malit të Zi, e cila po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte që të mundësoj shkëmbimin e njohurinë ndërmjet zyrtarëve të lartë qeveritar për trendët e fundit dhe praktikat premtuese në harmonizimin e Strategjive për financimin e arsimit të lartë me objektiva specifike të politikave.
Zëvendësministri Agim Krasniqi gjatë prezantimit të tij në këtë punëtori theksoi se “objektivat e Qeverisë së Kosovës janë mbështetja dhe inkurajimi i vazhdueshëm në përmirësimin e programeve të studimit në harmoni me Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë, rritja e përgjegjësisë në llogaridhënie dhe përmirësimin e menaxhimit të buxhetit në mënyrë sa ma efikas dhe transparencës, të siguroj udhëzime dhe strukturë se çfarë profesione nevojiten për të plotësuar nevojat e punësimit në Kosovë, zhvillimi i nivelit të programit sipas nevojave të tregut të punës, zhvillimi i një marrëdhënieje interaktive për botën e tregut të punës dhe të ndërmarrjeve, si dhe zhvillimi i sistemeve të afta për buxhet në kohë reale dhe të sistemeve financiare të qasjes nga ana e stafit ekzekutiv”.
“Roli i universitetit që nga themelimi e deri në ditët e sotme, ka qenë dhe është një burim i intelektit dhe i ndryshimeve politike, ekonomike, dhe shoqërore në përparim të vendit dhe shoqërisë kosovare. Arsimi i lartë ka qenë prijëse e proceseve me rëndësi jetike për shtetin e Kosovës ku edhe përkundër sfidave të kohës ka mbijetuar dhe është përkushtuar me të gjitha forcat për edukimin e brezave të rinj për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha ai.
“Përkundër proceseve politike dhe ekonomike nëpër të cilat vendi ka kaluar, gatishmëria dhe përkushtimi i universitetit për të ofruar shërbime dhe arsim cilësor nuk ka munguar në asnjë kohë. Megjithatë, ndryshimet që teknologjia dhe zhvillimet e shpejta të saj që i kanë sjell tregut vendor dhe global përbëjnë një sfidë për universitetet, e cila përgatit numrin më të madh të të punësuarve aktual dhe për të ardhshëm në vend. Kjo është një sfidë dhe barrë e madhe që kërkon mobilizim dhe organizim të shpejtë në adresim të kësaj sfide në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Në këtë punëtori kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë të Ministrive të Arsimit dhe Ministrive të Financave nga Shqipëria, Malit i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnje dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Ukraina, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Letonisë, si dhe zyrtarë të lartë në Grupit të Bankës Botërore.