Kryetari i Partisë Demokatike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar Presidentin e 42-të të ShBA-së, Bill Clinton me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të.
Krasniqi në një postim në Facebook është shprehur se Presidenti Clinton do të mbetet gjithmonë lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku përjetshëm i popullit të Kosovës.
“Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!”, shkruan lideri i PDK-së.