Krasniqi dhe Hamza falënderojnë mërgimtarët në Gjermani: Me ju Kosova mundet ma mirë

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza kanë falënderuar mërgimtarët në Gjermani për mbështetjen dhe pritjen madhështore në vikend.

Përmes një video-adresimi ata i janë drejtuar mërgatës.

“Mërgimtarë të dashur jemi bashkë me Bedriun këtu që t’ju falënderojmë për pritjen madhështore gjatë kësaj fundjave në Gjermani”, është shprehur Krasniqi.

Hamza i ka cilësuar tubimet në Gjermani si impozante.

“I falënderoj nga zemra, me mbështetjen e tyre Kosova mundet ma mirë. I ftoj dhe i pres që të takohemi në vikendin e ardhshëm bashkë në Zvicër”, ka thënë Hamza.

https://www.facebook.com/reel/8961828777200418

Të ngjashme