Krasniqi: Do të vazhdoj të angazhohem për t’i fituar zgjedhjet dhe me largu Albin Kurtin prej Qeverisë

Prishtinë | 12 Nën 2025 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se do të jetë në zyrat e tij në këtë parti dhe do të vazhdojë t’i shërbejë PDK-së dhe do të angazhohet t’i fitojnë zgjedhjet dhe Albin Kurtin ta largojnë prej Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

“Unë do të jem sepse më takon të jem kujdestar dhe me u siguru që procesi deri të hënën shkon si duhet besoj  që shkon gjithçka në rregull. Unë i ftojë krejt anëtarët që përmbushin kriteret dhe kushtet që ta shprehin vullnetin e tyre, nëse ka, nëse jo besoj që është e lehtë me gjet një rrugë të përbashkët me udhëheqësin tonë të përbashkët. I takon pastaj kryetarit. Diçka me pasë të qartë e mos me pasë spekulim, unë këtu vazhdojë me qenë, edhe zyrën këtu e kam, edhe punë këtu e bëjë edhe angazhimin e kam me fitu zgjedhjet dhe me hekë Albin Kurtin prej Qeverisë”, tha Krasniqi.

Të ngjashme