Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti në interpelancë për ambasadorin Martin Berishaj, i dyshuar për përfshirje në një skandal financiar në Slloveni.
Lajmin për thirrjen e Kurtit në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, e ka bërë të ditur Abelard Tahiri, kreu i Grupit Parlamentar të PDK-së.
Në një paraqitje para mediave në kuvend, ai tha se ambasadori i Kosovës në Kroaci është përfshirë në një “mega-skandal”.
Sipas Tahirit, kryeministri Kurti duhet të japë sqarime për mos-shkarkimin e Berishajt.
“Sa i përket çështjes së Martin Berishajt, ju njoftoj se kryetari Memli Krasniqi ka bërë një kërkesë për interpelancë për kryeministrin lidhur me mosveprimin e tij që ta shkarkojë z. Berishaj. Ju e dini që z. Berishaj është përfshirë në një mega-skandal financiar. Kryeministri Kurti, është duke tentuar ta amnistojë atë”, tha Tahiri.
Megjithatë, kjo interpelancë nuk do të ndodhë sepse nuk do të ketë seancë të re në Kuvendin e Kosovës këtë javë.
Të hënën, ka dështuar të caktohet seanca e radhës e kuvendit për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
LEXONI EDHE: