Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, pak para se të fillojë seanca gjyqësore ndaj tij dhe aktivistëve të tjerë të VV-së, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të akuzuar për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, ka shkruar në Facebook se çmontimi i rastit politik kundër tyre vazhdon edhe sot.
“Çmontimi i rastit politik kunder nesh vazhdon edhe sot”, ka shkruar Krasniqi.
Trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.