Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka ironizuar me ndarjen e shtesave për punonjësit e Presidencës dhe Kuvendit, duke u shprehur se lulëzimi ekonomik po ndodhka vetëm në Presidencë dhe në Kuvend të Kosovës.
Sipas Krasniqit, krahas pagave mujore në këto dy institucione, ndajnë edhe paga shtesë për stafin e tyre.
“Lulëzim ekonomik për Kuvend e për Presidencë të Republikës së Kosovës.
Nuk po dijë asgjë, unë nuk paskam kuptu e dëgju se në Kosovë tani kemi rritje dhe lulëzim ekonomik. Nuk po e kuptoj si dikush ka humbur vendet e punës, si dikush nuk ka marr pagë fare këtë vit. Dy institucionet kryesore ne vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan kuptuar sepse tani për festa te fund vitit po ndajnë krahas pagave të tyre të “ulta” edhe nga një shtese rreth 500-600 euro. A mund të pritet qe dhe stafit tjetër publik, sektorit privat dhe qytetarëve që kanë paga të “larta” do t’i ndajnë nga 1000 euro ?”, ka pyetur ai.