Pako për rimëkëmbjen e ekonomisë me rreth 300 milionë €, fondet duhet të miratohen në Kuvend

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 08:13 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës planifikon edhe një pako tjetër për rimëkëmbjen e ekonomisë e që pritet të kap shifrën afro 300 milionë euro.

Kjo pako parashihet të realizohet përmes fondeve që do të sigurojë Qeveria. E cila ka për qëllim targetimin e sektorëve të cilët kanë pësuar humbje të mëdha nga pandemia, pas vendimeve të Qeverisë.

Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Agim Krasniqi.

Krasniqi theksoi se bizneset do të ndihmohen edhe përmes normës së interesit, por sqaroi ai se Qeveria nuk mund t’i marr garancionet 100 për qind e sistemi bankar asgjë, pasi siç tha ai, kjo do të ishte mundësi me u rritë kreditë e këqija.

“Pjesa e dytë është pjesë e pakos për rimëkëmbje ekonomike. Përmes fondeve që duhet me sigurua Qeveria për financimet e jashtme, për grantet që mund të vijnë nga institucionet financiare ndërkombëtare që mund të jetë një fond që i nevojitet ekonomisë tonë, minimum 300 milionë. Duhet të targetohen saktë sektorët që kanë pasur humbje më të madhe. Disa sektorë janë mbyllë, por disa kanë mundur të zhvillojnë edhe në këto kushte aktivitetin ekonomik”.

“Duhet të fokusohemi të kompanitë që kanë pësuar për shkak të masave të Qeverisë, duhet t’i ndihmojmë, por duhet të fokusohemi t’i ndihmojmë kompanitë përmes normave të interesit që duhet me i marr Qeveria në raste të caktuar edhe garancionet, këtu duhet të jemi të kufizuara. Sepse garancionet nuk mund t’i marr 100 për qind Qeveria e sistemi bankar mos të merr asgjë, për arsye sepse kishim me e rritë mundësinë që kreditë e këqija me u rritë”, ka thënë Krasniqi.

Pas tejkalimit të izolimit, Krasniqi thotë se pako duhet të jetë e gatshme që bizneset të fillojnë punën.

Zëvendësministri potencoi se dy ose tri fonde do të jenë për kompanitë prodhuese dhe eksportuese për të ndryshuar strukturën ekonomike dhe bilancin tregtar të pagesë, e që Kosova këtë bilanc e ka negativ.

Nga kjo pandemi pritet që vendi të ketë recension, por që sipas Krasniqit do të jetë i kalueshëm. Derisa shtoi se vendi nuk guxon të hyjë në borxh për të shpërndarë mjetet nga Pakoja, pa e shikuar efektin ekonomik.

“Masa e dytë që ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike është në përpunim, duhet shpejt me veprua për arsye që sa më shpejt që veprojmë edhe kjo pjesa e izolimit total tejkalohet që kompanitë menjëherë me ju dhanë injeksion dhe mundësi që ato me kapacitetet që i kanë të fillojnë punën”.

“Duhet të fokusohemi kryesisht me dy tri fonde të kompanitë tona prodhuese që të fillojnë më ndryshua strukturën ekonomike edhe do të fillojmë të mendojmë të kompanitë eksportuese që të ndryshojnë bilancin tregtar ose të pagesës që e kemi negativ. Pritet një recension e duhet ta kalojmë sikur vendet e tjera. Ne kemi një mundësi që për shkak të borxhit të ulët publik që kemi të shfrytëzojmë tash që me rritë borxhin publik. Nuk guxojmë të hyjmë në borxh për t’i shpërndare mjetet pa e shikuar efektin ekonomik”, tha ai.

Për një plan të qëndrueshëm të rimëkëmbjes së ekonomisë nevojitet bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës, pasi sipas Krasniqit Qeveria ka kufizimet ligjore për menaxhim të financave dhe përgjegjësive, raporton EO.

“Qeveria e vetme është problem ta tejkaloj situatën andaj nevojitet bashkëpunim ma i afërt me Kuvendin e Kosovës. Përndryshe masat në rast se nuk ka koordinim dhe bashkëpunim, mundësitë janë më të vogla sepse kufizimet ligjore për menaxhim të financave e përgjegjësive”.

“52 milionë kanë ardhur prej FMN-së, por marrëveshje tjera ndërkombëtare nuk mund t’i bëjë Qeveria pa Kuvendin. Ne nuk mund të bëjmë një plan të mirë të qëndrueshëm të rimëkëmbjes ekonomike pa një bashkëpunim me Kuvendin”, shtoi Krasniqi për EO.

Të ngjashme