Krasniqi: Fermerët nuk do të paguajnë më tatim për tokat që i punojnë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 15:18 | Nga

Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi i është miratuar sot propozimi që që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore.
Kjo ka ndodhur në mbledhjen e sotme të qeverisë.

“Falënderoj kolegët nga kabineti qeveritar për miratimin e propozimit tim që në kuadër të Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme, të mos ketë pagesë të tatimit për tokat bujqësore që janë në kultivim apo përdorim për kulturat e ndryshme bujqësore. Pra, me Projektligjin e miratuar sot, fermerët nuk do të paguajnë tatim për tokat që i punojnë. Ky është mbi të gjitha një vlerësim për punën dhe mundin e fermerëve tanë dhe një stimulim më shumë për ta punuar tokën. Besojmë se edhe deputetet do ta japin përkrahjen e tyre për këtë Projektligj, ashtu siç e kemi miratuar sot në qeveri”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme