Krasniqi fton drejtorët e spitaleve: Kërkoj mobilizim për ndonjë valë të madhe

Prishtinë | 13 Kor 2022 | 08:26 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka thirrur në takim drejtorët e Spitaleve të Përgjithshme, pas rritjes së rasteve të reja të infeksionit me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.

Krasniqi tha se e ka parë të arsyeshme këtë takim, në mënyrë që të mobilizohen për ndonjë valë të madhe të koronavirusit në vend.

“Ky është një aktivitet i zakonshëm me rastin e infeksionit me Covid. Dje kam pas takim me komunitetin. Prandaj e pashë të arsyeshme të ju ftoj edhe juve si drejtorë të spitaleve me këkru një mobilizim për ndonjë valë të madhe”.

Fazli Shala drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë tha se momentalisht në spital janë të shtrirë 8 pacientë, ku 3 janë në gjendje të rëndë dhe 2 në oksigjeno-terapi.

“Momentalisht kemi 8 të shtrirë, 3 janë në gjendje të rëndë 2 në oksigjeno-terapi”.

Ai theksoi se problematikë në spital e kanë numrin e profesionistëve me ç’rast tha se kanë nevojë për infermierë e se do të mbesin vetëm me një infektolog.

“Nuk kemi ndonjë parametër që tregon që kemi tendencë mu rrit numri. I kemi  dy reparte dhe planin e veprimit. Kemi kapacitete, problematikë e kemi numrin e profesionistëve sepse kemi vetëm dy dhe do të mbesim vetëm me një infektolog. Kemi nevojë për infermierë. Nuk kemi pasur kërkesa sepse kemi kapacitete, infrastrukturë për të përballuar këtë valë dhe nuk ka diçka shqetësuese. Në krahasim me vitin e kaluar janë simptomat më të lehta”, tha Shala, raporton EO.

Të ngjashme