Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat

Prishtinë | 23 Tet 2024 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veriun e vendit është e qetë, prandaj beson thellësisht se nuk ka as një arsye që Ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo, ministri nuk është përgjigjur se kur do të hapet ajo, ndërsa ka thënë se hapja e saj nuk do të kishte asnjë ndikim negativ në vend.

“Nuk ka as një arsye që kjo urë të qëndrojë e mbyllur. Qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore, qytartët e jugut kalojnë nga pjesa e veriut. Situata është e qetë, e kontrolluar, është në atë formë që hapja e urës nuk do të kishte as një ndikim. Besojmë thellësisht se këtu nuk ka as një arsye që të mos ketë hapje të urës”, ka thënë ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Të ngjashme