Krasniqi i përgjigjet “kërkesës” së Kurtit: Nënshkrimet i ke nesër, çohu shkojmë në zgjedhje

Prishtinë | 21 Mar 2024 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, i cili ka thënë se do të ndihmojë opozitën për ta quar vendin në zgjedhje.

Krasniqi me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se nënshkrimet e PDK-së do t’i ketë gati qysh nesër.

“Kryeministër, prej korrikut të vitit të kaluar të kam ba thirrje e të kam pritë që me shpërnda Kuvendin. Prej nesër nënshkrimet e PDK-së janë gati”.

“Çohu shkojmë në zgjedhje menjëherë – nëse ke guxim e të ka mbetë pak ndërgjegje për situatën e vështirë që e ke sjellë vendin”, ka shkruar Kransiqi.

Kurti në një intervistë për RTK-në tha ka sfiduar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.

“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imje. Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje. Gjithmonë gati për zgjedhje”, tha Kurti.

Të ngjashme