Krasniqi i PSD-së publikon Videon e vërtetë të Vetëvendosjes – “Pas 20 vjetësh na erdhi dita edhe neve”

Prishtinë | 04 Tet 2022 | 21:02 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video të cilën e ka titulluar “Videoja e vërtetë e Vetëvendosjes”, ku ai përmbledh “arritjet” e Vetëvendosjes për vetëm 2 vjet qeverisje.

Videoja pason dhe i kundërvihet videos propaganduese që një ditë publikoi partia në pushtet, duke akuzuar ish-liderët e Kosovës për “shkatërrim 20-vjeçar”.

Krasniqi i PSD-së shpërfaqë ndryshimet e Kurtit nga opozita në pushtet.

“Për vetëm dy vite qeverisje Kosova e filloi lulëzimin. Ju hypëm gjipave, i lamë pas banesat e vogla dhe dolëm në shtëpi më të mëdha e më luksoze, e kështu filluam punën”, nis videoja që kritikon liderët aktualë shtetërorë.

Tutje, videoja ka përmbledhje për të gjithë familjarët e pushtetarëve që thuhet se u punësuan në institucionet shtetërore teksa Kurti me bashkëpuntorë akuzonte pozitën për nepotizëm.

“E rregulluam furnizimin me energji duke ia dhënë KEDS-it 145 milionë euro dhe pas 20 vitesh më në fund Kosovës ia kthyem reduktimet e rrymës. 20 vite iu pagua rryma veriut e na vetëm për 1 vit e gjysmë qeverisje e rritëm këtë buxhet. 40 milionë i paguajtëm pa asnjë hezitim”.

“Më në fund, pas 20 vjetësh, na erdhi dita edhe neve”!

“20 vite u mboll nepotizmi në Kosovë kurse ne veç për 2 vjet qeverisje arritëm me e çkap shtetin dhe me e kap për vete. Balldësken e vëllait të kryeministrit Kurti e quam në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tezaken e Vjosa Osmanit në Ministrinë e Pushtetit Lokal, motrën e Xhelal Sveçlës në Ministrinë e Bujqësisë, motrën  Liburn Aliut tek Këshilli i Odës së Farmacistëve”, thuhet mes tjerash në video.

Të ngjashme