Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka pasur një përplasje verbale me anëtaren e KQZ-së nga radhët e Listës Serbe, Gordana Zuviq, raporton Ekonomia Onlilne.
Shkak i përplasjes ishte dhuna e ushtruar ndaj zyrtarëve të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës.
Krasniqi kërkoi nga Zuviq që të mos i sjellë në KQZ “politikat e Listës serbe dhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq”.
“Ish-zyrtari i KKZ-së në atë ditë iu kërkua çelësi nuk e ka sjell çelësin ka refuzuar pra me ju përgjigje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve edhe kjo e ka bërë me rreziku edhe jetën e zyrtareve në atë kohe edhe zyrtarëve policor, duke qenë se kam qenë punëtor i MAPL-së dhe kam qenë i ngarkuar me këtë pjesë vetë e kam përjetuar atë sulm brenda që ka pas edhe kallash në të, me plumba por edhe me ato që i dimë shumë kohë edhe ky zyrtar i rëndësishëm nuk i ka dhënë çelësat që me mujt na me pas akces edhe tashti ka pretenduar që me i mbajt çelësat. Unë mendoj që është përgjithësi e juaja e jotja si kryeshef e tjerëve që janë në menaxhimin tuaj çështjen qe kanë të bëjë me pronat publike me pajisjet e KQZ nuk janë çështje për diskutim, ajo zyrë është zyre e një institucioni të Republikës së Kosovës, ai është një ish-zyrtar i cili ka refuzua me kry punën dhe ka dhënë dorëheqje”, tha Krasniqi, duke insistuar që .
“Nëse nuk i ka dorëzuar letrat duhet me i hap rast në Polici edhe duhet me bë përgjegjës edhe për rastin kur ka ndodh sepse mendoj që është e rrezikshme mënyra për vetë institucionet se qysh këta individë që nuk e di se cilës strukturë kriminale i përket se inicionit tonë nuk i përket më dhe ka refuzuar me kry detyrën e vet mbi të gjitha kolegun e vet e ka cenu po atë ditë duke refuzuar me ja dhënë çelësat edhe e ka ekspozua me tjerët që kanë qenë punëtor. I ka ekspozuar para një akti të shëmtuar kriminal”, tha Krasniqi, teksa kërkoi hetim për këtë rast nga ana e Prokurorisë.
“Është e pafalshme gjendja, është e tmerrshme domethënë i ka mbajt çelësat ai ish-zyrtar dhe na nuk e din çka shtrirë e çka ka nxjerr prej sa kohe aty imagjinoni me ndodh me një komunë tjetër të Republikës së Kosovës ishin qu krejt me media me ambasadorë e krejt se për Listën Serbe s’po flas qysh ish qu peshë ish bë edhe në Këshill të Sigurimit ndonjë seancë për këtë punë”, u shpreh ai.
Listë votuese hyjnë të gjithë ata qytetarë që kanë lind në Kosovë, jo veç ata qe kanë dokumente palidhje të Republikës së Kosovës. Hiqen prej kësaj liste personat që kanë heq dorë ka nënshtetësia dhe personat që kanë vdekë por edhe ata të tjerët që mbeten në listë duhet ta kenë të domosdoshme njërin prej dokumentit të Republikës së Kosovës, pasaportën, letërnjoftimin ose lejen e vozitjes”, u shpreh Krasniqi.