Krasniqi: Konjufca dhe Abazi lakmojnë ta zëvendësojnë liderin

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Frashër Krasniqi i Partisë Socialdemokrate (PD), ka thënë se Haki Abazi dhe Glauk Konjufca janë duke u ndjerë të dyshuar nga Albin Kurti.

Siç tha ai për të dy është e nevojë që t’i dëshmohen liderit suprem, siç e ka konsideruar ai Kurtin.

Postimi i plotë i tij:

LAKEJTË E LIDERIT SUPREM

Dy lakejtë më të egër, që po i mrehin dhëmbët e kërcënojnë, po dalin të jenë Glauk Konjufca dhe Haki Abazi.

Çka është e përbashkëta në mes tyre?

– Të dytë ndjehen të dyshuar nga lideri suprem. Prandaj nevoja që t’i dëshmohen.

– Të dytë lakmojnë tinëzisht ta zëvendësojnë liderin. Prandaj duhet ta bindin atë që janë lakej besnikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme