Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi duke komentuar një deklaratë të Glauk Konjufcës, ka thënë se ai nuk është përcaktues i zgjedhjeve, sepse në to votojnë qytetarët e Kosovës.
“Glauk Konjufca nuk është përcaktues i zgjedhjeve, sepse në to votojnë qytetarët e Kosovës. Ne si LDK vetëm ia kemi vendin në zgjedhje lokale, ku pas gjashtë muajve kemi dalë partia e parë në zgjedhje lokale”, ka thënë deputetja Krasniqi.
Ajo ka thënë se është mirë që kryetari i Kuvendit të del dhe të fol për dështimet e tyre, sidomos për dështimin në Kuvendin e Kosovës, ku shumicën e rasteve nuk e ka pas as shumicën e thjeshtë në Kuvend.
“Dhe ka qenë një deputet i tyre ku shumë herë ka votu kundër ose ka abstenuar. Duhet me dalë me fol për dështimet e veta, e mos me u bërë përcaktues, sepse nuk është përcaktues Glauk Konjufca për asnjë parti politike”, ka deklaruar Krasniqi.