Krasniqi: Kosova po paguan një kosto të lartë nga VV-ja, shumicë e dobët dhe e dëmshme

Prishtinë | 05 Gus 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar mazhorancën duke i quajtur “shumicë mashtruese”,

Sipas saj, kjo është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Republika e Kosovës.

Tutje në reagimin e saj, Krasniqi ka numëruar disa dështime që sipas saj, i ka sjellur kjo qeveri Kosovë.

Shumicë parlamentare e dobët. Shumicë mashtruese – qeverisje dështuese.

Kjo legjislaturë është një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur Republika e Kosovës ndonjëherë. Si Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane kam tentuar disa herë t’i ftoj në raportim Ministren e Punëve të Jashtme dhe zv/Kryeministrin, Besnik Bislimi për të treguar dështimet në arenën ndërkombëtare dhe çështjen e masave që Kosova i ka për më shumë se një vit.

Kanë ikur për muaj me radhë nga komisioni dhe kur kanë qenë në komision kanë bërë propagandë, kanë mashtruar dhe kanë thënë të pavërteta.

Disa nga dëmet që kjo qeveri po i sjellë vendit:

Dështimi për anëtarësim në Këshill të Evropës.
Masat sanksionuese ndaj Kosovës.
Prishja e marrëdhënieve me miqtë e Kosovës.
Mungesa e deputetëve të shumicës në seanca.
Arroganca e pushtetit të paaftësisë.
Sulme të ashpra ndaj mediave për fjalën e lirë.
 Dështimet në arenën ndërkombëtare.
10 ligjet antikushtetuese.
Pengimi i komisioneve hetimore për të fshehur korrupsionin e pushtetarëve.

Janë disa nga shkeljet skandaloze që e karakterizojnë këtë sesion të dobët – të kësaj shumice parlamentare të dobët.
Në anën tjetër;

LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
Kemi kontribuar për të mirën e shtetit në arenën ndërkombëtare.
Kemi dhënë opsione për të dalë nga kriza ekonomike.Jemi përpjekur për minimizimin e pasojave për Kosovën në arenën ndërkombëtare.
E kemi respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit.

Kosova po paguan një kosto të lartë nga kjo shumicë e dobët dhe e dëmshme.

Të ngjashme