Krasniqi kritikon pushtetin nga Peja: Po humbim kohë për shkak të keqqeverisjes

Prishtinë | 04 Qer 2026 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Niq Krasniqi, ka kritikuar qeverisjen aktuale gjatë një tubimi elektoral në Pejë, duke thënë se qytetarët po paguajnë koston e mungesës së menaxhimit të duhur të vendit.

Përmes një videoje të publikuar nga tubimi, Krasniqi ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj pushtetit aktual, duke e lidhur atë me humbjen e kohës së qytetarëve.

“Sot në Pejë: Për 12 ditë e humbi një ditë të jetës sime, për shkak se në pushtet është dikush që nuk di me qeverisë!”, ka deklaruar Krasniqi.

Të ngjashme