I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Kurtin se me qeverisjen e tij ka dështuar në të gjithë sektorët.
“Nuk dua të flas për degradimin e skajshëm të qeverisjes në vendin tonë: për arsimin që ka rënë në nivelet më të ulëta ndonjëherë. Për shëndetësinë që është në kolaps. Për ekonominë që është në stagnim. Për emigrimin që ka marrë përmasa marramendëse. Për diplomacinë e cila është në vdekje klinike prej ditës së parë në këtë Qeveri. Për sanksionet e për masat ndëshkuese që ky Kryeministër ia ka sjellë vendit tonë nga ata që na kanë ndihmu më së shumti, edhe për çlirimin edhe për ndërtimin e këtij shteti: nga SHBA-të dhe BE”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se “qytetarët po e ndjejnë në lëkurën e tyre këtë degradim të skajshëm të qeverisjes së paaftë dhe të pafokusuar në prioritetet e tyre,