Krasniqi, Kurtit: Ke dhënë dorëheqje prej VV-së, prej krejt parimeve që ke besuar

Prishtinë | 23 Mar 2023 | 12:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë replikës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, i tha se vetëmenaxhimi nuk është vetëqeverisje.

Ai tha se këto mund t’i besojë edhe ndonjë ditë ndokush, por sipas tij, kur t’i bëjë Kurti këto gjëra vendime, atëherë do ta sheh se çka i bie.

“The se serbët s’janë popull por janë komunitet, atëherë edhe shqiptarët nuk janë popull por janë komunitet. Kjo është logjikë jugosllave, e kombeve dhe kombësive, e po më vjen keq që në një formë tjetër që logjikën jugosllave të kombeve e kombësive na e theve”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, ai tha se në Vetëvendosje kurrë s’ka qenë, teksa shtoi se dorëheqje prej VV-së ka dhënë vetë Kurti.

“Unë në Vetëvendosje kurrë s’kam qenë, shyqyr prej Zotit. Dorëheqje prej Vetëvendosjes ke dhënë ti, prej krejt parimeve që ke besuar. Autonomisë mund t’i thuash vetëmenaxhim, por nuk e ndërron substancën. Ti mund t’i thuash edhe qershijave dredhëza, por ato mbesin qershia”, është shprehur Kransiqi, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme