Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në replikën me deputeten e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ka një gjë të përbashkët me të.
Krasniqi rikujtoi kohën kur Kusari kishte qenë zëdhënëse e qeverisë Thaçi.
“Përveç shumë seneve me Mimozën kemi edhe një gjë të përbashkët, kjo ka qenë zëdhënëse e qeverisë, unë kam qenë zëdhënës i qeverisë, kjo po vazhdon me qenë zëdhënëse e qeverisë”.
“Pse po fol në emër të Qeverisë, qetu e shoh problemin, dole me kallzuar çka ka mëndu kryeministri, nuk i takon deputetëve me fol në emër të qeverisë sepse qeveria i jep llogari deputetëve dhe unë s’kam qenë në qeverinë e mëhershme, kam qenë në karrigen tënde edhe këtë e kemi të përbashkët e kam udhëheqë shumicën në Kuvend”, tha Krasniqi.
Shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari, foli paraprakisht për punën e kryeministrit Kurti dhe zërat e opozitës se ai është autoritar dhe merr përsipër punën e ministrave të tij.