Krasniqi: Me Kurtin kryeministër kemi vetëm telashe e kriza, jemi më pak sovran

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 11:00 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se me Albin Kurtin në Qeveri, Kosova ka vetëm telashe e kriza, raporton Ekonomia Online.

Madje sipas tij, vendi po kalon nga kriza në krizë e krejt kjo si pasojë e politikës së gabuar të Kurtit.

Ai shton se më këto veprime nuk vazhdohet dhe se pas përjashtimit  nga ushtrimi i NATO-s, Kosova është më pak sovrane. Krasniqi ka thënë se Kurti ka shtruar rrugën për autonomi politike për serbët në pjesën veriore të vendit.

“Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me asociacionin”.

“Kjo s’është kriza e parë. Ne po jetojmë nga kriza në krizë. Albin Kurtin kryeministër ne në raport me partnerët kryesorë të Kosovës ne kemi vetëm telashe. Vetë kriza. Që nga viti i kaluar. Nuk funksionon aleanca kështu. Nuk funksionon një shtet i pavarur që dëshiron me pasë një perspektivë euro-atlantike. Sepse, rrezikohet kjo perspektivë. Sanksionet ndaj Kosovës janë shqetësim për çdo qytetar. Nuk jemi më sovran kur na përjashton NATO nga ushtrimet ushtarake të saj. Nuk mund të reduktohet sovraniteti prej një njeriu i cili instition me hy në tri zyre të caktuara”, ka thënë lideri i PDK-së.

Më tej, ai e ka quajtur manipulim të madh lojën me zyrat komunale.

“E ftoj kryeministrin të na tregoj pse nuk po e çon Kryetarin e Mitrovicës së Veriut në zyret komunale. Ai është njëjtë në zyret dytësore, siç është edhe Kryetari i Zveçanit dhe Zubin Potokut. E kanë ngujuar atje një Kryetar të Leposaviçit, çfarë pune është duke bërë ai”.

“Është konfrontuar me tërë botën, e ka shkaktuar një krizë, e ka rreziku sigurinë, e ka sjellë një kundërreagim kriminal nga ana e Serbisë, me banda të cilat janë duke mbajtur peng të gjithë qytetarët, nga të gjitha komunitetet. Dhe, cila është përgjigja e tij? Përgjigja e tij ka me qenë tërheqja. Ai çdo veprim e ka të tillë. E krijon krizën, pastaj tërhiqet dhe na e lë problemin dhe na e degradon situatën për nja pesë hapa prapa. Kjo është shtrim për autonomi politike për serbët. Nuk ka të bëjë më me asociacionin”.

Të ngjashme