Në shënimin e Ditës Botërore të Metrologjisë ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, raporton Ekonomia Online. Ai tha se metrologjia është hallkë e rëndësishme dhe përcaktuese e GDP-së botërore.
“Metrologjia është pjesë e infrastrukturës se cilësisë dhe si e tillë përbën një hallë të rëndësishme. Sot ndikim i saj është i jashtëzakonshëm për vlerësimin e kapaciteteve të një vendi dhe mundësive të zhvillimit të ekonomisë. Është njëri ndër faktorët përcaktues së GDP-së të një vendi”, u shpreh ministri Krasniqi.
Krasniqi më tutje u shpreh se metrologjia në vendin tonë dita e ditës po konsolidohet përmes fondeve të BE-së, dhe përkrahës të tjerë.
“Metrologjia në Kosovë është duke u konsoliduar dita ditës, përmes fondeve të IPAS përmes kredive të BB-së”.
“Kemi kryer një numër të inspektime të karburanteve do të vazhdojmë në fushëveprimtari tjera në ditët në vazhdim”, tha ai.
Kryetari u Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërrmarësi dhe investime strategjike Endrit Shala para të pranishmë u zotua se do të shtyj përpara plotës-ndryshimin e ligjeve ekzistuese për tu përshtatur me agjendat e BE-së.
“Metrologjia mbetet njëra ndër fushat më të rëndësishme të një ekonomie dhe siguron mbrojtjen e konsumatorit produkteve të cilat synojmë të i eksportojmë në tregjet e jashtme”.
“Agjencia e metrologjisë do të mund të shty përpara agjendat e veta me program qeveritarë, para jush zotohem që do ta jap gjithë kontributin tim në ngritjen e kapaciteteve, plotësim-ndryshimin e ligjeve ekzistuese në përputhje me ligjet e BE-së”, u shpreh Shala.
Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza tha se metrologjia është një mekanizëm shumë i rëndësishme në funksion të mbrojtjes së konsumatorëve.
“Në tërë botën kjo datë u shënua me moton ‘Matjet në tregun Global’, metrologjia si një shkencë e matjes është mekanizmin që ngritë besueshmërinë te konsumatori në një bashkëpunim të ngushtë me akreditimet”.
Fejza më tutje renditi disa nga të arriturat e Agjencisë së Metrologjisë, raporton EO.
“Të arriturat: aplikimi për akreditimin e laboratorëve të metrologjisë, krijimin sektorit të mbikëqyrjes së metrologjisë, krijimin logos zyrtare, përurimi i laboratorit mobil, kompletimi i laboratorit për vëllim, të laboratorit për kohë, që përdorët nga policia”, tha Fejza.
Me këtë rast u përurua edhe logoja zyrtare e Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës.