Krasniqi: Modeli i qeverisjes së kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj duhet të vazhdojë

Prishtinë | 01 Tet 2025 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mori pjesë në përurimin e stadiumit të ri të futbollit në Gjonaj. Ai me këtë rast, tha se ky është modeli i qeverisjes së kryetarit të Prizrenit Shaqir Totaj që duhet të vazhdojë.

Postimi i plotë:

Në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë”, sot në Gjonaj përuruam edhe stadiumin e ri të futbollit, një hap historik për sportin, rininë dhe komunitetin e Prizrenit.

Stadiumi do t’i japë klubit hasjan dhe të rinjve të kësaj ane mundësinë të zhvillojnë ndeshje vendëse në kushte moderne, me dinjitet dhe me perspektivë të re për sportin lokal.

Ky investim është një dëshmi konkrete e vizionit dhe përkushtimit të Kryetarit Shaqir Totaj për të sjellë zhvillim në çdo fushë, nga infrastruktura, te sporti e rinia.

Dhe ky është modeli i qeverisjes që duhet të vazhdojë.
Sepse me Shaqën, Prizreni ecën përpara!

Të ngjashme